Roli mdihmës i Kryqit të kuq tek autoritetet e shtetit
Roli ndihmës i Kryqit të Kuq është t’u japë mbështetje autoriteteve në vend duke plotësuar ose zëvendësuar shërbimet humanitare publike në kohë paqeje dhe në situata emergjente, duke vepruar në përputhje me parimet bazë, veçanërisht në drejtim të ruajtjes së neutralitetit dhe pavarësisë së tij. Autoritetet në shtet dhe Kryqi i Kuq si ndihmës i autoriteteve kanë një partneritet specifik dhe karakteristik, i cili bart përgjegjësi dhe përfitime të ndërsjella, bazuar në ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare, përmes të cilit autoritetet dhe shoqata kombëtare bien dakord për fushat në të cilat Kryqi i Kuq do të plotësojë ose autorizohet të kryejë shërbime publike humanitare.
Kryqi i Kuq i RMV që nga formimi e deri më sot kultivon një partneritet të frytshëm me institucionet shtetërore dhe në përputhje me mandatin e tij ofron shërbime duke kryer rolin e tij ndihmës nëpërmjet aktiviteteve të tij të rregullta dhe në situata emergjente, duke ofruar një sërë shërbimesh me interes për kategori të ndryshme të përdoruesve. Në këtë plan, Kryqi i Kuq i RMV ofron disa shërbime thelbësore si përgatitja, reagimi dhe rimëkëmbja nga situatat e krizës dhe fatkeqësitë, përballimi dhe përshtatja ndaj rreziqeve të reja nga ndryshimet klimatike dhe mbështetje për njerëzit që të përshtaten dhe të përballen me këto sfida.
Kryqi i Kuq ka gjithashtu një rol udhëheqës në organizimin e fushatave kombëtare për popullatën e prekur nga situata krize dhe fatkeqësish brenda dhe jashtë vendit. Kontribut të veçantë Shoqata Kombëtare jep gjithashtu në avancimin dhe promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut dhe të ndihmës së parë, parandalimin shëndetësor nga sëmundjet infektive dhe joinfektive dhe promovimin e shprehive të shëndetshme të jetesës, ofrimin e shërbimeve në fushën e mbështetjes psikosociale dhe psikologjike, promovimin dhe mobilizimi i vullnetarëve, përhapja e vlerave humave dhe e drejta ndërkombëtare humanitare, krijimi i lidhjeve familjare për familjet e ndara si rezultat i situatave emergjente, ofrimi i mbështetjes për migrantët dhe refugjatët, njerëzit e pastrehë dhe ofrimi i shërbimeve sociale për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve në vend gjithashtu, si gjallërim dhe mbështetje të të rinjve dhe njerëzve nga mosha e tretë.
Një pjesë e këtyre shërbimeve ofrohen nga Kryqi i Kuq në mënyrë të pavarur dhe të plotë me autorizim dhe në emër të shtetit, dhe një pjesë e shërbimeve paraqesin kontribut dhe mbështetje plotësuese në përpjekjet e institucioneve dhe organizatave të tjera shtetërore dhe joshtetërore.
Kryqi i Kuq në vazhdimësi ndërton një platformë të veçantë për bashkëpunim me autoritetet në vend për të ofruar udhëzime praktike për ndërtimin e partneriteteve që do të kontribuojnë në forcimin e rolit ndihmës të Kryqit të Kuq të RMV përmes legjislacionit vendas, politikave, planeve dhe marrëveshjeve që do t’u mundësojë kompanive kombëtare që të kryejnë operacionet e tyre në vend edhe më me efikasitet dhe efektivitet duke ofruar shërbime plotësuese për institucionet në vend për të siguruar një përgjigje efektive ndaj sfidave të ndryshme humanitare me të cilat përballen një gamë e gjerë të grupeve të synuara të përdoruesve të shërbimeve të Kryqit të Kuq.