80 VJETORI I FORMIMIT TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë këtë vit feston 80 vjetorin e ekzistencës së organizatës sonë. Ne jemi krenarë për arritjet tona dhe gjithmonë të gatshëm për të përballuar sfidat e reja që nënkuptojnë ofrimin e mbështetjes humanitare për njerëzit e ekspozuar ndaj rreziqeve dhe situatave të krizës. Ne mësojmë nga e kaluara dhe arritjet e morisë së vullnetarëve dhe punonjësve, të cilët gjatë 80 viteve të ekzistencës sonë kanë kontribuar vazhdimisht në zhvillimin e organizatës sonë dhe përmirësimin e jetës së popullatave vulnerabël në vendin tonë dhe në mbarë botën.

Me rastin e 80-vjetorit të themelimit, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të organizojë një sërë aktivitetesh për shënimin e përvjetorit për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e Kryqit të Kuq në korniza kombëtare si organizatë e cila është shtytës i palodhur humanitar për ndryshime pozitive në shoqëri dhe avokat i vazhdueshëm për mbrojtjen e dinjitetit dhe mirëqenies së qytetarëve të vendit tonë. Kremtimin e 80-vjetorit do ta mbulojë Kryetarja e shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zonja Gordana Siljanovska-Davkova. Më 18 mars në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë do të mbahet akademi ceremoniale dhe ekspozitë përkujtimore, ku do të marrin pjesë disa mysafirë ndërkombëtarë dhe vendas.

Përvjetori i madh do të shënohet edhe me një sërë aktivitetesh në nivel lokal dhe kombëtar, si organizimi i ngjarjeve speciale me përfaqësues të të gjitha pushteteve vendore në të gjithë vendin dhe panele diskutimesh në të gjitha universitetet e vendit, të cilat do të diskutojnë rolin dhe vendin e Kryqit të Kuq në shoqëri dhe kontributin dhe pjesëmarrjen e të gjithë veprimtarëve shoqërorë në ndërtimin e komuniteteve të forta lokale dhe modelimin e nismave dhe aktiviteteve të reja për të ofruar një kontribut plotësues humanitar në fushën e sfidave të ndryshme.

Gjatë gjithë vitit do të organizohen edhe manifestime të tjera në degët komunale të Kryqit të Kuq dhe në Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit me moton “Ne shikojmë njerëz”, duke theksuar përkushtimin themelor të organizatës sonë, për t’u kujdesur për njerëzit dhe për të mbrojtur dinjitetin njerëzor.

Ju ftojmë të jeni pjesë e kremtimit të përvjetorit tonë të tetëdhjetëvjeçarit, sepse vlerat dhe parimet tona universale janë mbështetur gjithmonë në kontributin dhe mbështetjen e vullnetarëve dhe mbështetësve tanë, të cilët janë ura jonë për përdoruesit e fundit që kanë nevojë për mbështetjen tonë.