Punëtori për shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale për të rinj
Më 12.12.2025, në hapësirat e Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, u realizua një punëtori për shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale për të rinj, në organizim të Qendrës për Shëndet Mendor dhe Mbështetje Psikosociale pranë Kryqit të Kuq të RMV-së. Punëtoria ishte e dedikuar për anëtarët e grupit punues të Iniciativës Rinore për Shëndet Mendor.

Qëllimi i punëtorisë ishte që vullnetarët të njihen me konceptet bazë të shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale, si dhe me mjetet dhe qasjet që do të shërbejnë si bazë për realizimin e aktiviteteve të parapara në planin e veprimit të iniciativës.