Butoni i urgjencës
Butoni i urgjencës është një shërbim i disponueshëm 24/7, ku me një shtypje të një butoni nga përdoruesi, ai hyn në komunikim me një operator telefonik. Pas vendosjes së një kontakti telefonik me operatorin, përdoruesi ndan informacion për ankesat e tij dhe personi/operatori i trajnuar i jep atij udhëzime të mëtejshme. Nëse ka nevojë, shkojmë në terren tek përdoruesi, japim ndihmën e parë ose transportojmë në objektin/institucionin e duhur dhe nëse është një situatë kërcënuese për jetën, thirret Shërbimi i Urgjencës Mjekësore.
Përdoruesit e Shërbimit
Butoni emergjent është shërbim inovativ dhe i dedikuar për personat mbi 65 vjeç nga Shkupi që jetojnë vetëm, shfrytëzues të shërbimit “Ndihmë dhe kujdes në shtëpi” dhe persona të tjerë të dobët që jetojnë vetëm, shfrytëzues të shërbimit “Qendra ditore për të moshuarit”.
Shërbimi i butonit emegjent u ofron përdoruesve:
– Mbështetje 24/7 sa herë që e gjeni veten në një situatë që kërkon urgjencë
– Njerëz të trajnuar dhe miqësorë që kujdesen për mirëqenien tuaj
– Ndihma e parë dhe ndihma e parë psikologjike
– Mirëmbajtje pa pagesë e pajisjes në rast defekti teknik
– Mbështetje teknike ditore e pajisjeve të alarmit
– Transporti në objektin e duhur shëndetësor me mjete speciale
Kontaktoni
Personat e interesuar për shërbimin Butoni emergjent mund të telefonojnë në qendrën e kontaktit në numrin e telefonit 15 330, ose në skopje.itnokopce@redcross.org.mk
Çmimi
1190 MKD/muaj