PËRGATITSHMËRI DHE VEPRIM GJATË KATASTROFAVE

HYRJE

Aktivitete në planin e përgatitshmërisë dhe veprimit gjatë katastrofave vërejmë që nga formimi i Kryqit të Kuq të Maqedonisë në vitin 1945.

Aktivitetet e vërteta në këtë lëmi fillojnë me pavarësinë e Republikës së Maqedonisë, më saktë që nga viti 1993 kur Kryqi i Kuq i Gjermanisë dha donacion në mjete materiale – teknike për formimin dhe trajnimin e Njësisë republikane për përgjigje gjatë katastrofave.

Nevoja për zhvillimin e këtij programi erdhi si rezultat i luftës në hapësirat e ish Jugosllavisë me paraqitjen e valës së të ikurve, fillimisht nga Bosnja dhe Hercegovina në vitin 1995 (55.000 të ikur), pastaj kriza në Kosovë në vitin 1999 (350.000 të ikur) dhe konfliktet në Republikën e Maqedonisë në vitin 2001 me rreth 100.000 persona të brendshëm të shpërngulur.

Për tërë këtë kohë paraqitje e rregullt ishin tërmetet, vërshimet, zjarret, fatkeqësi rrugore etj., ku në mënyrë aktive ishin kyçur të punësuar dhe vullnetarë të KKRM-së.
VIZIONI

Përgatitshmëri për veprimtari në katastrofa, me qëllim që të ulen pasojat tek popullata e mjeruar nga: tërmetet, vërshimet, zjarret, rrëshqitja e dheut, havari teknike – teknologjike, konflikte luftarake etj.
MISIONI

Sigurim i ndihmës dhe shërbmit për popullatën e mjeruar të goditur nga katastrofa, duke vëzhguar parimet e lëvizjes së Kryqit të Kuq, Ligji për Kryqin e Kuq të RM-së, Marrëveshje me Qendrën për menaxhim me kriza të RM-së, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim të RM-së dhe Vetëqeverisja lokale.
STRUKTURA

Komisioni për përgatishmëri dhe veprim gjatë katastrofave (7 vullnetarë);

Koordinator nacional (1 të punësuar të rregullt);

Njësi nacionale për përgjigje gjatë katastrofave;
STRUKTURA ORGANIZATIVE

Programi për përgatitshmëri dhe veprimtari gjatë katastrofave pranë Kryqit të Kuq të RM-së është i lidhur me 34 organizata komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit edhe në rast të katastrofave ka rolin koordinues.

Në kuadër të njësisë ekziston Qendër operative me të cilën udhëheq Sekretari gjeneral i KKRM-së dhe nëpërmjet tij i koordinon të gjitha aktivitetet në nivel komunal dhe republikan dhe aktivitetet e njësive për përgjigje gjatë katastrofave.

Qendra operative e KKRM-së është e lidhur me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe me Qendrën për menaxhim me kriza të cilat si institucione shtetërore veprojnë në rast të katastrofave.

Njësia bashkëpunon me Shoqatat nacionale dhe me OJQ në rajon dhe më gjërë, me Delegacion rajonal të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe me seli në Budapest dhe me delegacionin e Komitetit Ndërkombëtar në Shkup.
DETYRA DHE KOMPETENCA
Detyra

Detyrat e njësisë për përgatitje dhe veprim gjatë katastrofave janë të rregulluara me nenin 19 të Ligjit për Kryqin e Kuq të RM-së dhe me rregulloret e sjellura nga Këshilli ekzekutiv të KKRM-së dhe atë:

Kompetencat e njësisë

AKTIVITETE TË DERITANISHME

REZULTATE TË ARRITURA

STACIONI PËR PASTRIMIN E UJIT

Gjatë krizës në Kosovë në vitin 1999 Kryqi i Kuq i Gjermanisë në kampin për të ikurit në Stenkovec në Shkup instaloi stacion për pastrimin e ujit TBA 6, që siguronte ujë për spitalin polak, ndërsa pas mbarimit të krizës iu dhurua KKRM-së.

Me ndihmën e Kryqit të Kuq të Gjermanisë dhe Austrisë gjatë periudhës prej vitit 2000 deri 2009, 8 vullnetarë të KKRM-së u emëruan instruktorë ndërkombëtarë për ujë dhe sanim, ndërsa 30 e mbaruan kursin për punë me të njëjtën.

Në periudhën e kaluar anëtarët e ekipit për ujë dhe sanim ishin të angazhuar në më shumë situata në krizë në vend dhe jashtë vendit si:

Furnizimin e spitalit me ujë në Kumanovë gjatë konfliktit në vitin 2001; – Furnizim me ujë për Tetovën dhe për fshatrat për rreth gjatë konfliktit në vitin 2001; – Furnizim me ujë në Sveti Nikollë në verën e vitit 2006; – Mision në Indonezi pas Cunamit në vitin 2005 në bashkëpunim me KK të Austrisë, Mision në Rumuni gjatë vërshimeve në vitin 2005.

Janë bërë testime të kualitetit të resurseve të ujit pas vërshimeve në RM-së në rajonin e Strumicës, Gjevgjelisë, Makedonski Brod, Kumanovës, Shuto Orizarit.

Stacioni për pastrimin e ujit përdoret pothuajse në të gjitha katastrofat që ndodhin për nevojat e popullatës së mjeruar, posaçërisht për furnizim me ujë në spitalet polake, kampet etj.