Punëtori: “Këshillimi i prindërve”

Më 31 tetor 2025, në organizim të Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt punëtoria me temë “Këshillimi i prindërve”. Në ngjarje morën pjesë gjithsej 20 psikologë nga organizata të ndryshme komunale të Kryqit të Kuq dhe institucione bashkëpunuese.

Punëtoria kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale të psikologëve në fushën e këshillimit psikologjik dhe mbështetjes së prindërve, si pjesë e aktiviteteve për avancimin e shëndetit mendor dhe mirëqenies së familjeve.

Në kuadër të programit u trajtuan temat e mëposhtme:

Punëtoria u realizua në një atmosferë interaktive dhe konstruktive, me shkëmbim përvojash dhe praktikash të mira ndërmjet psikologëve. Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësit shprehën kënaqësi për organizimin dhe theksuan rëndësinë e formave të tilla të edukimit të vazhdueshëm, të cilat kontribuojnë në mbështetje më të mirë për familjet dhe në forcimin e misionit humanitar të Kryqit të Kuq.

https://api.ckrm.org.mk/al/ballina