Punëtori për shëndet mendor për të rinj
Më 13.02.2026, në hapësirat e Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra për Shëndet Mendor dhe Mbështetje Psikosociale realizoi një punëtori për shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale në situata krize dhe emergjente, e dedikuar për anëtarët e grupit punues të iniciativës rinore për shëndet mendor.

Punëtoria kishte për qëllim thellimin e njohurive të vullnetarëve të rinj mbi rëndësinë e shëndetit mendor, si dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për ofrimin e mbështetjes psikosociale në situata krize. Përmes prezantimeve interaktive, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit u njohën me parimet bazë të mbështetjes psikosociale, me njohjen e reagimeve ndaj stresit dhe me mënyrat e vetëmbrojtjes dhe mbështetjes së të tjerëve.

Në punëtori morën pjesë 18 vullnetarë nga 11 organizata komunale të Kryqit të Kuq, të cilët treguan interes të lartë, angazhim dhe gatishmëri për t’i zbatuar njohuritë e fituara në aktivitetet e ardhshme të parapara me planin e veprimit.
Realizimi i kësaj veprimtarie përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të pjesëmarrjes rinore dhe forcimit të kapaciteteve lokale për mbështetjen e shëndetit mendor në komunitet.