Shëndeti mendor dhe mbështetje psikosociale
Shëndeti mendor dhe përkrahja psiko – sociale
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ofron një spektër të gjerë të programeve dhe aktiviteteve për shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale. Programet e shëndetit mendor dhe të mbështetjes psikosociale mund të kenë një ndikim të paçmuar në jetën e njerëzve që kanë nevojë për to, veçanërisht kur dorëzohen herët pasi të ndodhë ndonjë fatkeqësi.
Puna jonë
Qendra për shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale pranë Kryqit të Kuq të RMV-së, paraqet sistem për ofrimin e ndihmës së parë psikologjike dhe mbështetjes psikosociale, i cili ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit mendor dhe forcimin e qëndrueshmërisë së vullnetarëve, punonjësve të Kryqit të Kuq dhe popullatës.
Qebdra funksionon nëpërmjet katër komponentave:
- Mbështetje psikosociale për punonjësit dhe vullnetarët,
- Puna me popullatën,
- Veprim gjatë krizave dhe
- Bashkëpunimi me institucionet.
Qendra i koordinon aktivitetet për shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale dhe kontribuon në zhvillimin e komponentit psikosocial në nivel kombëtar përmes organizatave komunale të Kryqit të Kuq.
Çka ofrojmë ne?
Përkrahje psikosociale për të punësuarit dhe vullnetarët
- Aktivitete për trajnimin e punonjësve dhe vullnetarëve në ndihmën e parë psikologjike
- Forcimi i qëndrueshmërisë përmes punëtorive të ndryshme edukative
- Teknikat e mësimit për përballimin e stresit dhe ngjarjeve stresuese
- Formimi i mbështetjes në grup dhe lloje të tjera ndërhyrjesh.
Puna me popullatë
- Fushata ndërgjegjësuese për të reduktuar stigmën rreth shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale
- Promovimi i mirëqenies pozitive mendore dhe tejkalimi i stigmës që shpesh rrethon kushtet e shëndetit mendor
- Edukim përmes materialeve psiko-edukative për reagimet gjatë përballjeve me situata stresuese dhe menaxhim
- Psiko-edukimi në nivel kombëtar
- Mbështetje psikosociale përmes linjave telefonike
- Mbështetje psiko-sociale dhe këshillim psikologjik për personat në rrezik social
- Mbështetje psiko-sociale për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara
- Mbështetje psiko-sociale për personat e zhvendosur, migrantët, azilkërkuesit
- Mbështetje psikologjike përmes bashkëpunimit me institucione dhe organizata.
Veprim gjatë krizave
- Ekip kombëtar i formuar për mbështetje psikosociale për ndërhyrjet në krizë, i cili funksionon në nivel kombëtar në rast të fatkeqësive natyrore, aksidenteve trafiku dhe aksidenteve të tjera të përmasave të mëdha.
- Ekipet e mbështetjes psikosociale përbëhen nga profesionistë dhe vullnetarë me njohje profesionale në fushat e psikologjisë, mjekësisë dhe punës sociale.
Bashkëpunim me institucione
- Trajnime dhe seminare mbi ndihmën e parë psikologjike dhe reagimet ndaj ngjarjeve stresuese për anëtarët e shërbimit të urgjencës
- Bashkëpunimi me institucionet në ngritjen e programeve për forcimin e qëndrueshmërisë së popullatës
- Krijimi i një sistemi referimi pas përfundimit të një vlerësimi psikosocial
- Integrimi i një komponenti psikosocial në reagimin ndaj krizave në nivel kombëtar.
Shëndeti mendor dhe përkrahje psikosociale dhe situata gjatë krizës
Fatkeqësitë dhe situatat e jashtëzakonshme ndikojnë jo vetëm në shëndetin fizik të njerëzve, por edhe në shëndetin dhe mirëqenien e tyre mendore. Zgjidhja e nevojave globale të shëndetit mendor dhe psikosocial është një pjesë jetike e punës së Kryqit të Kuq të RMV për të mbështetur komunitetin.
Konfliktet e armatosura, fatkeqësitë natyrore dhe rastet tjera emergjente shpesh i ekspozojnë njerëzit në ngjarje jashtëzakonisht shqetësuese. Njerëzit po përballen me humbje dhe shkelje të rënda të dinjitetit njerëzor. Nëse nuk trajtohen, këto plagë mund të shkaktojnë dëm serioz dhe afatgjatë për individët, familjet, komunitetet dhe shoqëritë e tëra.
- Linja për përkrahje psikosociale
Grupi qëllimor: popullsia e përgjithshme dhe popullata e cenueshme
- +389 72 271 048 Shkup
- +389 71 338 081 Koçani
- + 389 203 030 Shtip
- Ndihmë e parë psikologjike dhe mbështetje psiko-sociale për familjet e të vdekurve dhe për të gjithë popullatën në OKKK Koçani
E hënë – e premte me caktim paraprak të terminit në numrin e telefonit +389 78 785 266
- Trajnime për mbështetje psikosociale dhe ndihmën e parë psikologjike në situata emergjente dhe krize
Grupi qëllimor:
- Vullnetarët dhe punonjësit e KKRMV
- Punonjësit në institucionet e menaxhimit të krizave
- Mësimdhënës, profesorë, staf profesional
- Nxënës të shkollave të mesme
- Studentët e universitetit
Debrifing psikologjik
Grupi qëllimor:
- Vullnetarët dhe punonjësit e KKRMV të cilët ofrojnë përgjigje fillestare gjatë dhe pas situatave emergjente dhe krizave
- Përfaqësues të institucioneve të menaxhimit të krizave
- Personat e lënduar gjatë situatave emergjente dhe gjatë krizave dhe familjet e tyre
- Popullsia e përgjithshme
Aktivitetet për shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale me bazë në komunitet (CBMHPSS).
Grupi qëllimor:
- Popullata e përgjithshme
Ekipet mobile për mbështetje psikosociale në tubime/ngjarje publike
Grupi qëllimor:
- Popullata e përgjithshme
Kanalet për promovimin e ofertave për PPS dhe shëndet mendor të cilat i ofron KKRMV:
- Rrjetet sociale (Facebook, Instagram,)
- Mediat lokale (televizioni, radio, faqet e internetit)
- Institucionet arsimore
Regjistrohuni dhe mësoni më shumë për ofertat e PPS dhe shëndetit mendor të Kryqit të Kuq në numrin e telefonit të mëposhtëm: [+389 72 271 048 Qendra për Shëndet Mendor] ose vizitoni [faqen e internetit të KKRMV] për t’u regjistruar!